BallinaLajmeMësohet sa paguhen liderët nëpër botë, aty është edhe paga e Hashim...

Mësohet sa paguhen liderët nëpër botë, aty është edhe paga e Hashim Thaçit

Të ngjajshme

Policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe pajisje ushtarake...

Sulmuan fizikisht policët, arrestohen dy burra në Pejë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Kosovës, pasi...

Bullgaria shpallet fitues i Eurovisionit

Bullgaria është shteti që fitoi vendin e parë në...

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Hipertensionit

17 maji shënon ditën ndërkombëtare të hipertensionit,  e cila...

Me në fund bindet Trabzonspori, vendos të paguajë 8.5 milionë euro për Muçin

Trabzonspori ka arritur marrëveshje me Beşiktaşin për transferimin përfundimtar...

Menjëherë pas zgjedhjes president, Donald Trump njoftoi se për punën në këtë post do të merrte vetëm shifrën simbolike prej 1 dollari në vit. Për një miliarder si ai, heqja dorë nga paga nuk duhet të jetë një sakrificë e madhe. Por sa fusin në xhep udhëheqësit kryesorë në botë?

Presidentët amerikanë gëzojnë një pagë prej 400 mijë dollarësh në vit. Aq kanë qenë të ardhurat e Barack Obamës në secilin prej 8 viteve të mandatit të dyfishtë. Në total bëjnë 3.2 milionë dollarë, ndërsa e konvertuar në ditë bëhet fjalë për 1.095 dollarë.

I dyti pas presidentit në largim renditet kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

45-vjeçari sportiv, që çdo vit merr 262 mijë dollarë, gati dyfishin e pagesës së një parlamentari kanadez.

Nuk mund të mos ishte bujare paga për gruan më të pushtetshme të botës, Angela Merkel, që siguron 240 mijë dollarë për shërbimin e saj, më shumë se kushdo tjetër në Evropë.

Presidenti francez vlen 194 mijë dollarë, ndërsa kryeministrja britanike 178 mijë. Në Itali, kolltuku i “Palazzo Chigi” vlen 124 mijë dollarë në vit. Ndërkohë, kriza ekonomike e Rusisë, e përkeqësuar edhe nga sanksionet e konfliktit në Ukrainë, nuk i ka bërë mirë rublës, e as xhepave të presidentit Vladimir Putin.

Nëse në vitin 2014 shijoi një pagë prej 7.7 milionë rublash, apo 193 mijë dollarësh, në vitin 2015 rroga e tij u rrit në valutën lokale në 8.9 milionë rubla, por e këmbyer në monedhën amerikane ajo rezulton e ulur në 137 mijë dollarë.

Në këtë mes, kemi futur edhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili brenda vitit merr pagë rreth 35 mijë euro. Kështu e ka deklaruar ai vet në Agjencinë Kundër Korrupsionit, raporton Periskopi

Presidenti i Republikës Popullore të Kinës mbështetet te 22 mijë dollarë të ardhura në vit, po aq sa marrin edhe 22 pjesëtarët e Komitetit të përhershëm të zyrës politike të Partisë Komuniste kineze.

Për drejtuesin e ekonomisë së dytë më të madhe në botë dhe një vendi me 1.4 miliardë njerëz, shifra duket pak e ulët, sidomos nëse krahasohet me udhëheqësin ekzekutiv të Hong Kongut, që merr plot 545 mijë dollarë në vit. / Top Channel

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz