BallinaLajmeMësohet mosha dhe inicialet e personit që vdiq nga aksidenti në Podujevë

Mësohet mosha dhe inicialet e personit që vdiq nga aksidenti në Podujevë

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Sot pasdite në fshatin Shtedim të Podujevës ndodhi një aksident me fatalitet mes dy veturave, ku si pasojë vdiq një këmbësor.

Detaje për aksidenti ka dhënë për Indeksonline, zyrtarja për informim e policisë rajonale, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Podujevë- Merdare, saktësisht në fshatin Shtedim ka ndodhur në një aksident trafiku, mes dy automjeteve dhe një këmbësori”, ka thënë Ahmeti.

 

 

Sipas saj, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, njëri prej të cilëve (këmbësor), nuk ka arritur të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

“Vdekjen e viktimës J.Z, 73 vjeçar e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë. Të lënduarin janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka theksuar Ahmeti. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz