BallinaBotëMësohet identiteti i viktimës, konfirmohet rasti nga spitali i qytetit

Mësohet identiteti i viktimës, konfirmohet rasti nga spitali i qytetit

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Një person ka humbur jetën, ndërsa dy janë plagosur. Naip Rexhepi nga Kumanova është personi i vdekur sonte në Reçicë të Vogël, mëson jozyrtarisht KOHA, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe një tjetër po nga Kumanova. Sipas asaj që dihet deri më tani, persona të panjohur që kanë qenë në dy vetura të ndryshme, janë ndalur në rruge dhe janë përleshur mes vete me armë.

Burimet e para tregojnë se viktimat sapo kanë dalur nga selia e BDI-së për në rrugën kryesore kanë nisur zënka me një grup tjetër e pas sulmit me thika dhe grushte kanë nisur të gjuajnë edhe me armë zjarri. Nuk disa akoma numri i saktë i të plagosurve, ndërsa burimet jozyrtare tregojnë se përleshja ka qenë mes grupit të Kumanovës dhe të një lagjeve të Shkupit.

Drejtori i spitalit të Tetovës, Florim Besimi konfirmoi për Portalb.mk se tre persona janë plagosur nga ngjarja e sontme në Reçicë të Vogël të Tetovës. Ai tha se tani për tani nuk dihet se a ka të vdekur ndërsa njëri nga të plagosurit është në gjendje kritike dhe është dërguar në Klinikën e Shkupit.

Ai tha për Portalb.mk se nuk mund të zbulojë më shumë detaje sepse po kryhet ekspertiza nga policia dhe prokurori hetues të cilët janë në terren.

Sipas asaj që dihet deri më tani, persona të panjohur që kanë qenë në dy vetura të ndryshme, janë ndalur në rruge dhe janë përleshur mes vete me armë.

Mësohet identiteti i viktimës në Tetovë, konfirmohet rasti edhe nga spitali i qytetit

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz