Mësohet arsyeja pse Besiktasi kërkon largimin e Milot Rashicës, në të kundërtën lojtari kosovar mbetet jashtë listës!

Milot Rashica pritet të largohet nga Besiktasi gjatë ditëve të ardhshme, pasi futbollisti kosovar është paralajmëruar nga klubi se duhet të gjejë një skuadër të re në këtë afat kalimtar.
Arsyeja kryesore lidhet me kuotën e futbollistëve të huaj në kampionatin turk, raporton Indeksonline

Aktualisht, Besiktasi ka një numër të madh lojtarësh të huaj në skuadër, ndërsa rregullorja e re e Superligës turke lejon regjistrimin e 10+4 futbollistëve të huaj.
Në këtë situatë, Rashica është një nga lojtarët që rrezikon të mbetet jashtë planeve të klubit për kampionatin dhe për këtë arsye drejtuesit po kërkojnë zgjidhje për të ardhmen e tij.
30-vjeçari, i cili është pjesë e Besiktasit që nga viti 2023, ka kontratë me klubin turk dhe aktualisht vazhdon të jetë pjesë e skuadrës.
Rashica ka qenë pjesë e rëndësishme e Besiktasit në sezonet e fundit, por ndryshimet në përbërjen e skuadrës dhe kufizimi për lojtarët e huaj kanë krijuar një situatë ku klubi duhet të largojë disa futbollistë.

Lexo edheFabrizio Romano: Zhegrova jashtë listës së Juventusit në Europa League!?
📋 Beşiktaş'ın mevcut kadrosunda 10 + 5 yabancı futbolcu bulunuyor.
Süper Lig'de bu sezon yabancı sınırı 10 + 4 olarak uygulanacak. pic.twitter.com/nrhwMpy4So
— Haber Kartalı (@HaberKartali) September 2, 2026
Raportimet e fundit nga Turqia bëjnë të ditur se Rashica mund të jetë një prej emrave të prekur nga ky operacion, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ai do të transferohet në një tjetër klub apo do të gjendet një zgjidhje tjetër për të ardhmen e tij.
Për Rashicën tashmë raportohet edhe interesim nga klube të tjera turke, teksa më herët është përmendur edhe mundësia e një oferte nga Besaksehir./Indeksonline/














