Mësimdhënësja Shqipe Berisha, ka shprehur vullnetin që ta ndërroi vendin e saj të punës me pastruese në KEK, vend i punës ky ku paga mujore arrin në 800 euro, njofton Gazeta Blic.
Përveç kësaj, Berisha ka numëruar edhe disa vende tjera të punës me të cilat do të kishte mundur ta ndërronte punën e saj. Siç ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook, punët tjera paguhen më shumë sesa puna në arsim. Si p.sh. sigurim në Postën dhe Telekomin e Kosovës (700 euro) paga mujore.
Po ashtu, ajo ka shkruar se shoferi i ministrit, zëvendës ministrit paguhet (800 euro). Këshilltari i Ministrit (1300 euro). Ndihmës infermieri (550) dhe Asistenti i Ministrit, zëvendës ministri (650 euro). Sipas Berishës, për të gjitha punët e lartë cekura nevojitet vetëm arsimi i mesëm./Gazeta Blic./



