Mesazhi rrënqethës i tifozit kosovar: Falë juve, ne sot luajmë ndaj jush!
01

Lexo edheKosovarët këndojnë rrugëve të Southampton

Kombëtarja e Kosovës sonte takohet me Anglinë, në ndeshjen më të rëndësishme të ‘Dardanëve’ që pas pranimit në UEFA dhe FIFA.
Kosova dhe Anglia përballen sonte me fillim nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian 2020.
Natyrisht se as në këtë ndeshje, Kosova nuk do të jetë vetëm – pasi do të ketë prapa tifozët e jashtëzakonshëm, ‘Dardanët’.
“Falë juve, ne sot luajmë kundrejt jush. Gjithmonë falënderues ndaj jush, Anglia jonë e dashur”, shkruhet në banerin e jashtëzakonshëm të një tifozi kosovar.

Lexo edheKosovarët këndojnë rrugëve të Southampton
Ky baner ka tërhequr vëmendjen e mediave angleze.
/GazetaBlic/