back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeMesazhi prekës i motrës së Melorit i cili humbi jetën në vendin...

Mesazhi prekës i motrës së Melorit i cili humbi jetën në vendin e punës

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Dita e 20 gushtit të këtij viti, ishte dita e fundit që Milor Belegu u nis për në punë. 23 vjeçari nga Peja u rrëzua po atë ditë në vendin e tij të punës, ndërsa dha frymën e fundit në QKUK, të dielën mbrëma. Nga familja e të ndjerit nuk kanë dashur të deklarohen për këtë rast. Ndërkohë, në Inspektoratin e Punës i kanë thënë Gazetës Express se ata nuk janë lajmëruar nga askush për këtë rast.
Për vdekjen e 23 vjeçarit nga Peja, i cili ndërroi jetë të dielën mbrëma në QKUK pas një aksidenti në vendin e punës, Inspektorati i Punës nuk ishte lajmëruar fare.

Milor Belege ishte rrëzuar e kishte marrë lëndime në vendin e punës. Ai punonte në firmën e familjes së tij, “Afrim Belegu Knauf”.

E se për këtë rast nuk ishte njoftuar fare Inspektorati i Punës, këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express vet Kryeinspektori i punës, Basri Ibrahimi.

“Për aksidentin në vend të punës, në të cilin ka pësuar punëtori Milor Belegu i moshës 23 vjeçe( viti i lindjes 1994), Inspektorati i punës nuk është lajmëruar nga askush per këtë aksident.

Rasti ka ndodhur me dt. 20.08.2018 dhe për trajtim në qendrën spitalore në Pejë është sjellë rreth orës 13:00 të të njëjtës ditë. Prej spitalit në Pejë është përcjellë i aksidentuar i për trajtim në QKUK në Prishtinë dhe me dt.26.08.2018 ka ndërruar jetë i riu”, ka thënë Ibrahimi.

Ndërkohë që thotë se pasi që Inspektorati i Punës është njoftuar, rasti është në procedurë e sipër. Gjersa, deklaron se Belegu ka qenë i vetë punësuar dhe se nuk ka qenë pjesë e ndonjë kompanie.

Deklaron se inspektorët janë në përpjekje për të marrë informata për këtë rast.

“Meqenëse nuk ka qenë punëtor i ndonjë kompanie, familjarët për momentin janë në ZI, kërkon pak kohë për të marr informata të sakta”, ka thënë Ibrahimi për Express.

Nga familja e të ndjerit nuk kanë dashur që të deklarohen lidhur me këtë rast.

E nga shoqëria e të ndjerit e përshkruajnë atë si djalë të qetë dhe punëtor. S.P, nga Peja thotë se me Milorin kishte shoqëri që nga shkolla e mesme, ndërsa ndarjen e tij nga jeta ajo e përshkruan si humbjen më të madhe që shoqëria e saj e ka përjetuar deri më tani.

“Milorin e kemi pasë shok e vëlla, ka qenë i kujdesshëm dhe ka tregu çdo herë respekt. Jemi të shokuar nga humbja e tij, deri më tani nuk kemi pasur dhimbje më të madhe në shoqërinë tonë”, ka thënë ajo për Express.

Ndërsa si nxënës shembullor, Milorin e përshkruan edhe ish-kujdestarja e tij, Nagjije Kastrati, e cila sot ka shkruar në profilin e saj në Facebook për humbjen e nxënësit të saj.

Për t’i sqaruar rrethanat e vdekjes së 23-vjeçarit, hetime tashmë ka nisur edhe prokuroria e shtetit. Këta të fundit tashmë i kanë intervistuar të gjithë anëtarët e familjes Belegu të Pejës. Rasti po cilësohet si ‘vdekje e dyshimtë’.

“Lidhur me këtë është informua prokurori i shtetit i cili urdhëron qe te intervistohen familjaret rreth ndonjë dyshimi të mundshëm ne rast. Rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes. Hetuesit policor kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe trupi ju lirohet familjarëve. Rasti mbetet nën hetim”, thuhet në njoftimin e policisë së Pejës.

Ndryshe, që nga janari i 2018-ës, numri i punëtorëve që e kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës ka arritur në 13.

Kurse, sipas të dhënave zyrtare edhe viti paraprak u përmbyll me një numër shqetësues të vdekjeve në vendin e punës. Në vitin 2017, sipas Inspektoratit të Punës, 7 punëtorë të ndërtimtarisë kanë gjetur vdekjen në vendin e tyre të punës, e 30 të tjerë janë lënduar nga aksidentet gjatë procesit të punës.

Nëse marrim statistikat për pesë viteve të fundit, rreth 90 qytetarë, mbajtës të familjeve, kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës.

E motra e Milorit ka bërë një postim prekës
”Vllau jem ike mle vet n’vetmi .E une po i lutna Zotit qdo sekond per ty.Motra kurr ska met harru sa sendet mi ki msu.Edhe pse sje afer meje une gjeth n’zemer kom met mbajt .E kom me kon krenare se qfar vllau e kom pas .Kom me ec me kry nelt e kom met bo krenar ty o vllau jem .Pusho i qet .InshAllah Zoti ti ka hap dyrt e xhenetit .Teper ki mem mungu vlla”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz