Mesazh prekës nga Kosova – ish-ushtari i NATO-s emocionohet pas 27 vitesh
dp

Lexo edheKQZ përfundon numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike, publikohen rezultatet

Ai ka treguar se edhe pas 27 vitesh vazhdon të marrë mesazhe falënderimi nga qytetarët e Kosovës për rolin e tij në vendosjen e paqes dhe lirisë në vend.

“Kanë kaluar 27 vjet që kur kam qenë atje, por ende sot, të paktën një person nga Kosova më shkruan për të më falënderuar për shërbimin tim dhe për paqen e lirinë që gëzojnë. Momente të tilla më bëjnë të ndiej se koha dhe kontributi im kanë pasur vërtet vlerë dhe se sakrifica ime nuk ka qenë e kotë”, ka shkruar ai.
Sipas Nowlen, mesazhe të tilla janë dëshmi se prania dhe angazhimi i ushtarëve ndërkombëtarë në Kosovë kanë lënë gjurmë të rëndësishme në jetën e qytetarëve.

Lexo edheKQZ përfundon numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike, publikohen rezultatet
Personi që e ka kontaktuar dhe e ka falënderuar është gazetari nga Kaçaniku, Alban Muhaxheri, i cili ka shprehur mirënjohje për kontributin e NATO-s në sigurimin e paqes dhe lirisë në Kosovë.
