BallinaLajmeMes lotësh e dhimbjesh, varrosen vëllezërit Maloku

Mes lotësh e dhimbjesh, varrosen vëllezërit Maloku

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Vaji në familjen Maloku po vazhdon. Sot i varrosi dy bijtë të cilët u vranë në shtëpi nga persona që dyshohet se ishin hajna. Në ceremoni mori pjesë edhe Forca e Sigurisë, meqenëse njëri nga viktimat ishte pjesëtar i saj. E gjykata u ka shqiptuar paraburgim prej një muaji dy personave të arrestuar për rastin.

Krimi i rëndë që dyshohet se u krye nga hajnat preku shumë njerëz të Plloqicës së Malishevës por edhe vendeve të tjera andaj në numër të madh morën pjesë në varrim.
Ndër më të prekurit janë kolegët e Shaniut.

Më së rëndi po e përjetojnë familjarët e të ndjerëve që i kujtojnë çastet e fundit derisa ata ishin gjallë.Nga autoritetet komunale të Malishevës iu bë thirrje organeve të drejtësisë që rasti të zbardhet sa më parë.

Vrasja e dy vëllezërve njëri 34 e tjetri 44 vjeç ka ndodhur pak pas mesnatës midis të enjtes dhe të premtes derisa dikush hyri në shtëpinë e tyre për të vjedhur.

Deri më tash dy persona me iniciale të njëjta B.M. po mbahen si të dyshuar lidhur me rastin dhe atyre Gjykata në Gjakovë ua caktoi të shtunën masën e paraburgimit prej një muaji./klankosova/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz