BallinaLajmeMerret vendim për shtrenjtimin e çmimeve për patentë shoferët

Merret vendim për shtrenjtimin e çmimeve për patentë shoferët

Të ngjajshme

Arrestohet një 32 vjeçar për grabitje në kryeqytet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë. I...

KFOR kryen inspektim në minierën e Trepçës

Specialistët e Sigurisë së Eksplozivëve të Forcës së Kosovës...

Ministria e Infrastrukturës, ka marr vendim për shtrenjtimin e çmimeve për testimin teorik për patentë shoferët.

Këtë e ka konfirmuar, Fillojetë Konjuhi, zëdhënëse e Ministrisë së Infrastrukturës.

“Ministria e Infrastrukturës ka marrë vendim për shtrenjtimin e çmimorës për testimin teorik për patentë shoferë. Jemi duke kaluar në procesin e digjitalizimit dhe është proces goxha i kushtueshëm dhe nuk mund të mbulohen me çmimet aktuale”, ka thënë Konjuhi.

Ndër të tjera ajo tha se krahasuar me çmimoret e vendeve të rajonit prapë mbetën çmimet më të ulëta, raporton Klan Kosova.

Tani për kategorinë AM, A1,A2 dhe A pjesa teorike dhe praktike do të kushtojnë nga 20 euro.

Kategoria B1 dhe B, pjesa teorike dhe praktike do të kushtojnë nga 20 euro.

Kategoria C1 dhe C, pjesa teorike dhe praktike do të kushtojnë nga 30 euro.

Kategoria D1 dhe D, pjesa teorike dhe praktike do të kushtojnë nga 30 euro.

Kategoritë BE, C1E, CE, D1, De, pjesa praktike do të kushtojë 20 euro.

Kategoritë M dhe L, pjesa teorike do të kushtojë 15 euro.

Për kategorinë T, pjesa teorike dhe praktike do të kushtojnë nga 20 euro

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz