Merr flakë kondicioneri në një banesë në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit
dp

Lexo edheVapë e madhe gjatë javës, temperaturat secilën ditë pritet të shkojnë deri në 37-38 gradë

Zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra, për Klankosova.tv ka bërë të ditur se bëhej fjalë për një zjarr fillestar në një kondicioner.
Sipas tij, ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë arritur ta lokalizojnë situatën në kohë.
Ka qenë një zjarr fillestar në një kondicioner. Sapo jemi informuar, ekipet tona kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë intervenuar”, ka deklaruar Shkodra.

Lexo edheVapë e madhe gjatë javës, temperaturat secilën ditë pritet të shkojnë deri në 37-38 gradë
Ai ka konfirmuar se nga ky incident nuk ka persona të lënduar, ndërsa falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve është parandaluar përhapja e zjarrit dhe shkaktimi i dëmeve më të mëdha.