Merkel: Turqia, partnere dhe aleate në çështje të rëndësishme
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Turqia është një vend partner dhe aleat për çështje të rëndësishme dhe se nuk mund të shtyhet mënjanë për shkak të mosmarrëveshjeve me disa vende të Evropës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një intervistë dhënë për gazetën “Kölner Stadtanzeiger”, kancelarja Merkel duke vënë në dukje se Turqia ka strehuar 3 milionë refugjatë sirianë, ka shtuar: “Marrëveshja mes BE-së dhe Turqisë për dhënien e ndihmës në këtë drejtim është e drejtë. Synimi i kësaj marrëveshjeje ishte parandalimi i kontrabandistëve të cilët po bëheshin shkas për vdekjen e shumë njerëzve. Marrëveshja Turqi-BE ishte edhe në të mirën e refugjatëve. Zgjidhje të kësaj natyre kemi nevojë t’i bëjmë edhe me vende të tjera.”
Lexo edheShBA teston raketën balistike ndërkontinentale














