BallinaLajmeMërgimtari tentoi të votonte për nënën e tij e më pas u...

Mërgimtari tentoi të votonte për nënën e tij e më pas u bllokua edhe dera e vendvotimit- Detaje nga incidenti në Zhegër

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Një incident është raportuar të ketë ndodhur sot në shkollën “Agim Ramadani” në Zhegër të Gjilanit.

Incidenti u raportua të ketë ndodhur në mes një qytetari (mërgimtar) e komisionerëve.

Menaxheri i kësaj qendre ka dhënë detaje për ngjarjen.

“Papritmas erdhi një qytetar, votues (mërgimtar) i cili hyri në qendrën e votimit (01) edhe tentoi të asistonte për nënë e tij të moshuar, mirëpo në momentin që ka insistuar kryesuesi nuk ka lejuar që të asistojë për nenën. Nuk ka pasur dokumentacion valid e që e lejon asistencën, e kështu që sipas KQZ-së kjo është e palejueshëm të votojë apo asistojë. Pra pas votimit të vet ai insistoj që të votonte për nënë e tij, e kjo s’u lejua”, deklaroi Agushi.

Ai tha se me këtë rast po merren tanimë edhe institucionet përkatëse.

“Ai tentoi që me ngritje të zërit të votojë, e kështu që e ka blloku për disa minuta edhe derën e hyrjes së vendvotimit, e kështu u thirrën policia dhe gjendja u kthye në normalitet. Është larguar nga vendvotimi, pak më herët patëm edhe Prokurorinë që morën disa shënime e disa dëshmitarë”./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz