back to top
Sunday, October 26, 2025
BallinaLajmeMërgimtari që u përfshi në incidentin me Zemajn, gjobitet për prishje të...

Mërgimtari që u përfshi në incidentin me Zemajn, gjobitet për prishje të rendit dhe qetësisë publike

Të ngjajshme

Policia e Kosovës i ka shqiptuar një tiketë për kundërvajtje mërgimtarit Nuha Osmani, i cili u përfshi në incidentin me deputetin e LDK-së, Armend Zemaj, në qendër të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrinë Shala, e cila tha se Osmani është gjobitur për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Të dëmtuarit Policia e Kosovës ia ka lëshuar një tiketë për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike,” deklaroi Shala, raporton rtv dukagjini.

Prokurori kujdestar ka intervistuar të dyshuarin i cili dyshohet për veprën penale “Sulmi” nga neni 184 te Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për çështjen në fjalë. Për më shumë informacione, ju njoftojmë me kohë. Të dy janë intervistuar nga Prokurori. Të dëmtuarit, Policia e Kosovës i ka lëshuar një tiketë për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike”.- Prokuroria Themelore në Prishtinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz