Mërgim Mavraj është solidarizuar me situatën e rëndë që ka prekur Shqipërinë pas tërmetit të fuqishëm të regjistruar në orët e para të mëngjesit.
Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare uron dhe lutet që të gjithë të jenë mirë.Përmes një postimi në rrjetet sociale, lojtari shkruan: “I shqetësuar dhe i hidhëruar nga tërmeti që ka goditur Shqipërinë dhe Shqiptarët. Vëllezër dhe Motra, ju ruajt Allahu i madhërishëm”.Kujtojmë që në orën 3:55 të mëngjesit u shënua tërmet i fortë me forcë 6.4 ballë i shkallës Rihter.
Deri më tani janë shënuar edhe vdekjet e 6 personave.