BallinaLajmeMërgim Lushtaku: VV nga “lufta parimore” në votim për Listën Serbe

Mërgim Lushtaku: VV nga “lufta parimore” në votim për Listën Serbe

Të ngjajshme

Franca tregon se është favorit për Kupën e Botës, e fiton edhe miqësoren e dytë

Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore 3:1 ndaj Kolumbisë...

Laporta: Është parë që vendimi im për largimin e Messit, ishte i duhuri

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se vendimi...

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka reaguar me kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje (VV), duke krahasuar qëndrimet e saj para dhe pas zgjedhjeve.
Sipas Lushtakut, në vitin 2025, kur VV kishte 42% të votave, ajo kishte refuzuar kandidatin e Listës Serbe, duke deklaruar se “më parë e prejnë dorën sesa ta votojnë”, me arsyetimin se po zhvillonin një “luftë parimore kundër Serbisë”.
Ndërkaq, ai thekson se në vitin 2026, me 51.11% të votave, VV ka votuar kandidatin e Listës Serbe, për të cilin Lushtaku pretendon se është “njeriu më i afërt i Radojçiqit, Simiqit”.
“Para zgjedhjeve ‘luftë’ për shtet, pas zgjedhjeve paqe e dashuri për pushtet”, ka deklaruar Lushtaku.
Ai ka shtuar se PDK duhet të jetë më e qartë politikisht dhe më e arsyeshme, duke, sipas tij, dekonspiruar “dyfytyrësinë e VV-së” dhe jo duke u bërë pjesë e lojës së tyre politike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz