Kurti: Faleminderit që votuat LVV dhe ndihmuat në shënimin e një rekordi historik
dp

Lexo edheAlbin Kurti e nis fjalimin e tij duke folur për krerët e UÇK-së në Hagë: Kërkesa e prokurorisë për 45 vite burgim, bie ndesh me luftën çlirimtare

Mandatari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti, në fjalën e tij në Kuvend, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe angazhimin e treguar në këtë proces demokratik.
“Të dashur qytetarë, lejoni që së pari t’ju falenderoj juve, ata që votuat Lëvizjen Vetëvendosje dhe ndihmuat në shënimin e një rekordi historik. Ky rezultat është i rëndësishëm, por dua gjithashtu të falënderoni të gjithë ata që votuan partitë e tjera. Pjesëmarrja e lartë në zgjedhje dhe shprehja e vullnetit të lirë janë dëshmi e angazhimit të lartë qytetar për forcimin e demokracisë dhe procesit zgjedhor”, ka thënë Kurti.

Lexo edheAlbin Kurti e nis fjalimin e tij duke folur për krerët e UÇK-së në Hagë: Kërkesa e prokurorisë për 45 vite burgim, bie ndesh me luftën çlirimtare