BallinaUncategorizedMergim Lushtaku: Qeveria Kurti, mos të merret me inate, por t'ju dalë...

Mergim Lushtaku: Qeveria Kurti, mos të merret me inate, por t’ju dalë në ndihmë bizneseve

Mergim Lushtaku, deputeti nga PDK ka deklaruar se nevoja që t’ju dalë në ndihmë sa më shpejtë bizneseve është imediate, të cilat po kalojnë në një përiudhë majft të vështire. Lushtaku tha se përveç që Qeveria Kurti ll duhet të pranojë rekomandimet e PDK-së, kjo qeveri duhet patjeter që si njohës i fushës së ekonomisë të reagojë sa më shpejtë në ndihmë ndaj bizneseve, shkruan Drenica Press.
Lushtaku tha se:”Duke parë që Qeveria Kurti II është duke injoruar ndërmarrësit dhe prodhuesit vendor të cilët janë promotori i zhvillimit ekonomik dhe gjenerimit të vendeve të reja të punës.

Përveç propozimit të KQM në kuadër të PDK-së, unë si deputet i Kuvendit, i propozoj Qeverisë Kurti II t’i lejë anash inatet e saj dhe t’i pranojë rekomandimet tona, të cilat janë bërë për të mirën e qytetarëve dhe ndërmarrjeve private.

Rekomandimet e mia të cilat rrjedhin në bazë të konsultimeve me ekspertë dhe duke marrë për bazë kërkesat e ndërmarrësve privatë janë:

1. Të realizohet pagesa e TVSH-së nga konsumatori i fundit, e jo te ngarkohen bizneset duke paguar TVSH-në në doganë. Duke paguar TVSH-në pas shitjes së produktit, bizneset do të kenë mundësi të investojnë në blerje të lëndës së parë apo të investojnë në zhvillimin e prodhimtarisë!

2. Fiksimi i çmimit të energjisë elektrike për prodhuesit vendorë për një kohe të caktuar me qëllim që të jenë konkurrues me prodhuesit e rajonit. Kjo do të realizohej me subvencionim të çmimit nga buxheti i Kosovës, mbi çmimin e fiksuar të energjisë elektrike.

3. Subvencionimi i veçantë i bizneseve prodhuese ku janë të punësuara gratë, me qëllim të stimulimit të punësimit për gratë, gjë e cila do të ndikonte më fuqizimine grave dhe ekonomive familjare!