back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeMërgim Lushtaku mbledh qindra të rinj në Prishtinë

Mërgim Lushtaku mbledh qindra të rinj në Prishtinë

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtaku ka organizuar një tubim elektoral në Prishtinë, me të cilin madje ka arritur t’ua kaloj disa partive politike për nga pjesëmarrja.

Në takimin e organizuar nga Lushtaku, e ku ka marr pjesë edhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër Kadri Veseli, të pranishëm kanë qenë qindra qytetarë.

“Jam i nderuar që rreth 600 miq të mi nga të gjitha komunat e Kosovës me të cilët kemi rrugëtuar së bashku në organizimet e ndryshme rinore, studentore dhe të shoqërisë civile ma konfirmuan mbështetjen në një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin. Çelësi i suksesit tonë të përbashkët ka qenë gjithmonë mbështetja në kauza publike të cilat janë në interes të qytetarit dhe shtetit. Shumica prej këtyre miqve nuk janë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës, por mbështetja e tyre e fuqishme për platformën dhe vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës e bënë edhe më madhështore fitoren tonë të përbashkët”, ka shkruar Lushtaku në rrjetin social “Facebook”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz