Shalqiri është ndër perimet më të vjetra që e ka kultivuar njeriu, ndërsa llojet tjera si domatja, speci patatja etj., kanë filluar te kultivohen shumë më vonë.
Shalqiri ka rëndësi shumë të madhe në ushqimin e njeriut. Për ushqim përdoren frutat e pjekur të cilët janë shumë të ëmbël dhe me shije te këndshme e mjaft freskues. Nga lëngu i shalqirit mund të prodhohet lëng, ndërsa nga lëvorja mund të prodhohet ëmbëlsira dhe xhem. Nga farat e shalqirit mund te prodhohet vaj për të ngrënë.
Si vend origjine konsiderohet Afrika qendrore dhe Jugore. Në të dy anët e ekuatorit edhe sot gjinden forma të egra, nga të cilat rrjedh shalqiri i kultivar. Shalqiri është kulture shumë e vjetër dhe sipas disa autorëve shalqiri është kultivuar që në shekullin e X para erës sonë. Shalqiri është kultivuar edhe në Greqi, Egjipt dhe në Romë. Në Amerikë shalqiri është përhapur nga Evropiane pas zbulimit te saje. Në vendin tonë shalqiri kultivohet pothuaj në gjithë vendin, por në masën më të madhe ai kultivohet në Rrafshin e Dukagjinit.
Vlera ushqyese shalqirit është shumë e madhe dhe ka rëndësi dietike dhe profilaktike për një numër të madh të sëmundjeve. Pjesa e ngrënshme të kësaj kulture e përbejnë 44 deri në 60 për qind të frytit.
Kjo pjesë e shalqirit ka 8 deri në 15 për qind materie të thata. Tuli ka këtë përbërje kimike: Proteine 0,75 për qind, celuloze 0,4për qind yndyre 0,6 për qind, kripëra minerale 0,36 për qind dhe sheqerna 9 për qind.
Shalqiri përmban edhe një numër te madh te vitaminave si C-5- 10 mg në 100 gr. Prodhim të freskët, A, 1.1 mg me 100 gr fruta të freskëta B1 0.04 mgr në 100 gr fruta.
Shalqiri përmban sasi të konsiderueshëm të acidit folik 0,15 mgr, pH në lëng te shalqiri është 5-5.5. Një kg shalqiri ka 400 kalori dhe pjesa e konsumueshme e tij është 52 për qind.
Përshkrimi botanik
Shalqiri është kultura me e rëndësishme dhe me e përhapur e familjes Cucurbitaceae.
Sistemi rrënjor është i zhvilluar shumë mirë dhe pjesa më e madhe e sajë është e shtrire ne gjatësi 40-50 cm.. rrënja kryesore e saje arrin thellësi deri mbi 2 m.
Kërcelli është zvarrite dhe arrin 3-4 m gjatësi është 5 brinjësh dhe i mbuluar tërësisht me qimëza. Ai formon një rrjete të gjerë degëzimesh. Në kushte të përshtatshme lagështie dhe temperaturë çdo pjesë e kërcellit formon rrënjë adventive. Kjo e fuqizon sistemin rrënjor.
Gjethet janë të vendosura në kërcell me bishta të gjatë deri 10 cm dhe nuk kanë gjethëza. Në sqetullat e gjetheve formohen loze të cilat paraqesin kërcej të transformuar. Llapa e gjethes është e ndër në pesë pjesë. Madhësi dhe forma e llapës së gjetheve është karakteristike e kultivarit.
Lulet e shalqirit janë monoike me lule një seksuale dhe zakonisht në të njëjtën bimë formohen lule mashkullore dhe femërore. Një numër i madh i kultivarëve formon lule mashkullore dhe hermafrodit gjegjësisht dy sektorë. Grupi i trete i kultivarëve formojnë lule mashkullore, femërore dhe hermafrodit. Në një bimë formohen 15 deri në 60 lule femërore ose hermafroditë dhe 400 deri në 600 lule mashkullore. Së pari lulëzon lulet mashkullore të cilat formohen në degëzimet e kërcellit kryesor. Lulëzimi i shalqirit fillon 40 deri në 50 ditë pas mbirjes së farës.
Kërkesat ndaj faktorëve të jashtëm
Sikur çdo kulturë tjetër perimore edhe shalqiri ka kërkesa për faktorët e mjedisit të jashtëm. Shalqiri posaçërisht ndikon ndaj temperaturave të ulëta dhe kur nuk ka dritë të mjaftueshme.
Shalqiri ka nevojë për temperatura në të gjitha fazat e rritjes. Farat fillojnë të mbijnë ne temperaturë 14 deri në 16oC ndërsa temperatura optimale për mbirje te farave është 30oC.















