Mendoi se e kishte barkun e madh nga pijet, por mjekët bëjnë zbulimin tronditës
BILLI

Lexo edheVulin: Pres presion ndaj Vuçiqit, mbështes Listën Serbe

Një burrë që mendonte se kishte barkun e madh për shkak se pinte shumë birrë është diagnostikuar me një tumor 13.6 kg.
Kevin Daly filloi të dyshonte kur humbi 15.4 kg por barku i tij vazhdonte të qëndronte i fortë dhe i madh.
63 vjeçari shkoi të vizitohej dhe mjekët zbuluan masën kancerogjene që kishte zënë pjesën më të madhe të barkut.
Nëse ai nuk do të kishte shkuar të vizitohej, tumori do e kishte vrarë brenda disa muajsh.
Tumori u identifikua si një kancer i quajtur liposarkoma. Ai vazhdon të rritet brenda trupit për një periudhë 10-15 vite, por për fat të mirë masa nuk u përhap në një zonë tjetër të trupit të Daly.
Liposarcoma fillon në qelizat e yndyrës në bark, krahë ose këmbë dhe shpesh i ngjan indeve të yndyrshme kur shikohet nën një mikroskop.
Është e pazakontë që tumori të rritet aq i madh sa tek 63 vjeçari sepse zakonisht zbulohet më parë sepse shkakton probleme të tjera në turp.

Lexo edheVulin: Pres presion ndaj Vuçiqit, mbështes Listën Serbe



/Ora News.tv/