BallinaLajmeMendim Rugova paralajmëron shi dhe borë ditëve të ardhshme, por thotë se...

Mendim Rugova paralajmëron shi dhe borë ditëve të ardhshme, por thotë se temperaturat do të rriten

Të ngjajshme

Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten

Presidentja, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën që forcat serbe...

Çfarë përmbajnë planet për paqe me Iranin?

Plani i Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës me...

Borë në Kroaci – pritet të bjerë edhe në disa vende të Ballkanit

Bora ka mbuluar disa pjesë të Kroacisë, dhe pritet...

Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar të reshura të shiut e diku edhe borë në ditët e ardhshme.

Ai tha në T7 se nga e mërkura pritet të nisin reshjet, që mund të vazhdojnë për disa ditë.

“Sa i përket të reshurave, gjatë ditës së mërkurë pritet të ketë të reshura. Kur saktësisht, a në mëngjes, a pasdite, a pak më vonë në mbrëmje, ta shohim, se është një situatë pak më e ndryshueshme, mirëpo po pritet me pasë edhe reshje dëbore kur të bijnë temperaturat afër 0 gradë celsius, sidomos orëve të mbrëmjes. E mandej ditën e enjte vazhdojnë pak më shumë të reshurat e shiut. Sinjalet për të reshura po mbesin edhe ditën e premte, të shunën, të dielën, kështu që mund të pritet të ketë. Megjithatë situata mund të ndryshojë”, tha ai.

Mendim Rugova tha se temperaturat “po shkojnë me njëfarë trendi të rritjes, mbi vlera mesatare”.

Në fundjavë, ai tha se temperaturat pritet të jenë të larta për këtë periudhë dimri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz