Memli Krasniqi për listën e PDK-së: Kosovës i duhen njerëz që dinë të punojnë dhe të mbajnë përgjegjësi
dp

Lexo edheSupremja shfuqizon pjesërisht rregulloren e UP’së për procedurat e avancimit të personelit akademik

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se Kosova ka nevojë për njerëz që dinë të punojnë, të bashkëpunojnë dhe të mbajnë përgjegjësi.
Ai theksoi se mbi 50 për qind e kandidatëve në listën e PDK-së garojnë për herë të parë, ndërsa në mesin e tyre ka profesionistë, të rinj, pensionistë, çlirimtarë, mërgimtarë dhe kandidatë me përvojë politike.
“Kosova, sot ka shumë nevojë për njerëz që dinë të punojnë, të bashkëpunojnë dhe të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Krasniqi.

Lexo edheSupremja shfuqizon pjesërisht rregulloren e UP’së për procedurat e avancimit të personelit akademik
Ai shtoi se të gjithë kandidatët ndajnë bindjen se Kosova meriton dhe mundet më shumë e më mirë, derisa u uroi suksese secilit kandidat dhe kandidate të listës së PDK-së. /Lajmi.net/