BallinaLajmeMemli Krasniqi pas numërimit të votave nga KQZ: PDK, partia më e...

Memli Krasniqi pas numërimit të votave nga KQZ: PDK, partia më e votuar në Kosovë – puna vazhdon

Të ngjajshme

“Osmani bartëse e listës së partisë?”, Azemi: LDK e ka derën e hapur për të gjithë

Lidhja Demokratike e Kosovës mbajtur sot një konferencë për...

Nënshkruhet aneks-memorandum për mbështetjen e të burgosurve pas lirimit

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK),...

Falsifikuan certifikatat për përdorim të armëve, ngrihet aktakuzë ndaj 8 personave

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda,...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave nga KQZ, duke shpallur PDK-në si partinë më të votuar në nivel vendi.

“PDK – Partia më e votuar në Kosovë!”, ka shkruar ai në postimin e tij në rrjete sociale.

Sipas Krasniqit, rezultati me mbi 187,500 vota tregon qartë se qytetarët e Kosovës kanë besuar përsëri në vizionin e PDK-së për zhvillim dhe qeverisje të mirë.

“Pas përfundimit të numërimit të votave nga KQZ, me mbi 187,500 vota, qytetarët e Kosovës folën qartë edhe në këto zgjedhje lokale: besimi, organizimi dhe vizioni i Partisë Demokratike të Kosovës për zhvillim kanë fituar sërish,” – ka deklaruar ai.

Krasniqi ka falënderuar të gjithë qytetarët, kandidatët, anëtarët dhe aktivistët për besimin dhe angazhimin e tyre.

“Ky rezultat është dëshmi e punës sonë të përbashkët, e çdo kandidati, anëtari, aktivisti dhe qytetari që beson se Kosova mundet ma mirë,” – ka shtuar ai.

Në fund, kryetari i PDK-së ka dërguar një mesazh të qartë për vazhdim të punës në çdo cep të vendit:

“Faleminderit për çdo votë. Faleminderit për besimin tuaj. Puna jonë vazhdon. Në çdo komunë, për çdo qytetar!”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz