back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajme“Tallej ndërsa i lutesha të ndalonte” – Shkrimtarja Virgina Giuffre tregon se...

“Tallej ndërsa i lutesha të ndalonte” – Shkrimtarja Virgina Giuffre tregon se një kryeministër i njohur e ka përdhunuar

Të ngjajshme

Granit Xhaka lider, më i miri në Premier League për këtë arsye…!

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka është duke...

Maqedonci pret në takim komandantin e KFOR-it, diskutohet situata e sigurisë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është takuar...

Ekstradohet nga Spanja në Shqipëri, 31-vjeçari që vodhi 200 mijë litra naftë

Është ekstraduar nga Spanja në Shqipëri, 31-vjeçari i akuzuar...

Mbledhje elektronike- Qeveria në detyrë ndan 10 mijë euro për organizatën FLOSSK

Qeveria e Kosovës ka mbajtur të enjten mbledhje elektronike. Në...

Shkrimtarja Virginia Giuffre në librin e saj “Nobody’s Girl: A Memoir of Surviving Abuse and Fighting for Justice” flet për një “kryeministër shumë të njohur” i cili e ka përdhunuar. Ajo shpjegon se e ka mbajtur emrin anonim për shkak të kërcënimeve, që mund të vinin me prononcimin publik.

Disa media përmendin hipoteza ose pretendime se mund të bëhet fjalë për ish‑kryeministrin e Ehud Barak të Izraelit. Lajmi është publikuar ditët e fundit nga media të mëdha ndërkombëtare përfshirë CNN.

Virginia jep detaje të rënda të përdhunimit, përfshirë shtimin e forcës dhe talljen ndërkohë që lutej që ai të ndalej.

Virginia Giuffre (e lindur Virginia Roberts) ishte një nga dëshmitaret kyçe në skandalin ndërkombëtar të lidhur me Jeffrey Epstein dhe rrjetin e tij të shfrytëzimit seksual të vajzave të mitura. Giuffre dëshmoi se u rekrutua nga rrjeti i Epstein në moshë shumë të re, rreth 16 vjeç, ndërsa punonte në një spa në Palm Beach.

Ajo thotë se është trafikuar seksualisht nga Epstein dhe bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell te persona të fuqishëm nga bota e politikës dhe biznesit.

Më e bujshme ishte padia ndaj princit Andrew të Mbretërisë së Bashkuar, për të cilin Giuffre pretendon se ka pasur marrëdhënie seksuale me të kundër vullnetit të saj kur ishte minorene. Çështja u zgjidh jashtë gjykate në 2022, pa pranim faji nga princi.

Giuffre themeloi edhe një organizatë jofitimprurëse, “Speak Out, Act, Reclaim (SOAR),” për të ndihmuar viktimat e trafikimit seksual.

Ajo ndërroi jetë në datën 25 prill 2025, në moshën 41 vjeçare, në shtëpinë e saj në Neergabby, Australia Perëndimore. Vdekja është trajtuar si rast vetëvrasje por dyshimet janë të forta. Kohët e fundit janë publikuar kujtimet e saj në një libër të titulluar “Nobody’s Girl” ku përshkruan jetën e saj dhe abuzimet që ka përjetuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz