back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeMemli Krasniqi: Kuvendi duhet të zgjedhë Kryetarin me votim të hapur –...

Memli Krasniqi: Kuvendi duhet të zgjedhë Kryetarin me votim të hapur – kryesuesi të thërras seancën sa më parë

Të ngjajshme

Amazon planifikon të reduktojë stafin e punës

Gjigandi i teknologjisë, Amazon, planifikon të shkurtojë stafin e...

Aksioni në Malishevë, deri më tani raportohet se janë ndaluar 18 komisionerë

Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Njësinë e...

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shpalli të pavlefshme seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025, për shkak të veprimeve kundërkushtetuese të Kryesuesit të Seancës Konstituive.

Sipas Krasniqit, Gjykata ka bërë të qartë se Kryesuesi është i detyruar të vazhdojë procedurat për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, me votim të hapur, siç e parasheh Kushtetuta.

“Ky është një vendim i prerë dhe i detyrueshëm dhe nuk ka më hapësirë për vonesa e as për interpretime,” tha ai.

Kryetari i PDK-së i bëri thirrje Kryesuesit që të thërrasë sa më shpejt seancën e radhës, në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Kosova ka nevojë për institucione funksionale, jo për zvarritje. Çdo ditë vonesë është dëm për qytetarët dhe për shtetin,” përfundoi Krasniqi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz