Mori para dhe iu premtoi se do të sigurojnë prona me qira nga APK – Ndalohet i dyshuari në Prizren për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”
dp

Lexo edheDodik nuk është më president i Republikës Sërpska, vendos Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës

Lidhur me këto kërkesa dyshohet se të njëjtat nuk janë përpiluar dhe as nuk janë nënshkruar nga personat emrat e të cilëve janë evidentuar në këto kërkesa.
Nga njësitë kompetente policore janë ndërmarrë veprimet përkatëse, duke përfshirë edhe zbatimin e masave hetimore, ku janë siguruar dëshmi se i dyshuari mashkull kosovar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim të përfitimit, duke marrë para nga qytetarë të ndryshëm si dhe duke iu premtuar rregullimin e dokumentacionin të nevojshëm për të përfituar prona me qira nga APK.
Lidhur me rastin i dyshuari mashkull kosovar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistës me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë për veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘falsifikim i dokumenteve’.

Lexo edheDodik nuk është më president i Republikës Sërpska, vendos Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës