back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeMekuli: Duhet të pranojmë se demarkacioni i kufirit është bërë në dëm...

Mekuli: Duhet të pranojmë se demarkacioni i kufirit është bërë në dëm të Kosovës

Të ngjajshme

Avdullah Hoti i prerë: Nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për Presidente

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, u përgjigj...

Studimi: Mishi i ndihmon disa të moshuar të arrijnë deri në moshën 100 vjeç

Sipas një studimi të fundit, personat që nuk hanë...

Abdixhiku: Ata që besojnë qëndrojnë, koha i vendos gjërat në vend

Lumir Abdixhiku është lajmëruar sërish pak ditë para se...

Lecce gjen akordin me Ramadanin për rinovimin e kontratës

Dy lojtarë kyç në formacionin titullar të Eusebio Di...

Vjen zyrtarizimi, Dro i bashkohet PSG-së

🆕✍️⏳ pic.twitter.com/v5fdfOiw4e— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 26, 2026

Analisti Gëzim Mekulli në një postim në profilin e tij në facebook ka shkruar se duhet të bëhemi të sinqertë e tu themi fëmijëve tanë se kufiri në mes të Kosovës dhe Malit të zi është shtyer jo për 8 km, por për 90.000 km.

Ky është komenti i plotë i anlistit, Gëzim Mekulli:

Ti, europian i shekullit XIV!

Nëse duam të jemi të sinqertë, para vehtes e para fëmijëve tanë, duhet thënë se kufiri në mes të Kosovës dhe Malit të zi është shtyer jo për 8 km, por për 90.000 km.

Bëhuni “burra” e jini të sakt e të ndershëm, para historisë, para shkencës, para etnologjisë, toponimeve dhe para faktorit komb dhe thuane hapur e në publik se, kufiri i tokave shqptare ka filluar të shtyhet, me dhunë e me gjak, në interes të intereseve pansllave që para 200 viteve.

Eja e bëhuni edhe ju si europanët e si amerikanët: ngriteni kokën e mos u tutni, punoni e argumentoni para miqëve ndërkombëtarë, si dhe para armiqëve ndërkombëtarë, se shqiptarët, edhe sot, janë të vjedhur, të poshtëruar e të dëmtuar. Ne duam Plavën, Gucinë, Ulcinin e Tivarin… duam Nokshiqin, arenën e krenarisë shqiptare…

Të nderuar lexues,
a nuk është e tmershme dhe tragjike kur mendon e kur të kujtohet se si shqiptarët, pa një e pa dy, vrasin njëri-tjetrin për megja e për tokë familjare, ndërkaq heshtin, zgërdhihen, shiqojnë e nuk dinë të mbrojnë tokën kombëtare!?

“Edhe ne si Europa”, është sllogani i politikave të buta të qeverisë së Prishtinës dhe të Tiranës. Apo jo, e keni dëgjuar? Ju si Europa? Ti si Europa? Ne si Europë? Po, ti je si Europa, por je Europa e sëmurë e shekullit XIV.
Ne jemi cirku argëtues i shekullit XIV, për europianët e shekullit XXI!

Të Fundit

Sport

ShowBiz