back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeMehaj homazhe në Prekaz: Duke kujtuar të kaluarën, të ardhmen do ta...

Mehaj homazhe në Prekaz: Duke kujtuar të kaluarën, të ardhmen do ta kemi më të sigurt

Të ngjajshme

Goditi me veturë një këmbësor në Prizren, arrestohet i dyshuari

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në rrugën “Rrustë...

I shqiptuan gjobë, prishtinasit sulmojnë dy policë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë, të...

Kamenicë: Varri dëmtohet nga persona të panjohur, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Kamenicë, të...

Analisti i ekonomisë paralajmëron rritje të çmimeve me ardhjen e mërgatës në Kosovë

Analisti i ekonomisë, Arton Muhaxheri, ka paralajmëruar se vendi...

Sot ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar Komunën e Skenderajt, ku së bashku me kryetarin Bekim Jashari vizituan Kompleksin Memorial në Prekaz.

Ai njoftoi se bënë nderime para varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe të gjithë familjarët e tij të rënë për liri, shkruan Indeksonline.May be an image of 2 people, people standing and outdoors

Tutje Mehaj u shpreh se Kompleksi Memorial në Prekaz do të ketë trajtimin meritor sepse historia na ka mësuar se vetëm duke kujtuar dhe vlerësuar të kaluarën tonë, të ardhmen do ta kemi më të sigurt.

“Sot pata kënaqësinë të vizitoj Komunën e Skenderajt, ku u prita nga miku im, kryetari Bekim Jashari. Me këtë rast, nga ana e kryetarit Jashari u informova me të arriturat dhe sfidat e qeverisjes komunale dhe vizionin e tij për të ardhmen. Gjithashtu, me kryetarin Jashari diskutuam edhe format e bashkëpunimit ndërinstitucional në kuadër të detyrimit tonë ligjor për mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile.May be an image of 2 people, people standing and outdoors

Pastaj, në shoqërimin e tij, pata nderin të vizitoj Kompleksin Memorial në Prekaz dhe bëjë nderime para varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe të gjithë familjarët e tij të rënë për liri.

Kompleksi Memorial në Prekaz do të ketë trajtimin meritor sepse historia na ka mësuar se vetëm duke kujtuar dhe vlerësuar të kaluarën tonë, të ardhmen do ta kemi më të sigurt“, shkroi ai./Indeksonline/May be an image of 1 person, sitting, suit and indoor

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz