back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeMegjithatë, është një kusht për ta kaluar kufirin me Malin e Zi

Megjithatë, është një kusht për ta kaluar kufirin me Malin e Zi

Të ngjajshme

Ronaldo uron bashkëshorten: “Gëzuar ditëlindja gruaja e jetës sime!”

CR7 tregohet mjaftë i kujdesshëm për datat e rëndësishmë...

Historike: BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

Von der Leyen: Është ‘nëna e të gjitha marrëveshjeve’,...

Lichtsteiner prezantohet te Baseli, e përmend Shaqirin para mediave

Stephan Lichtsteiner është emëruar trajneri i ri i Baselit. Ai...

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Nga nesër Mali i Zi pritet të hap kufijtë për vendet e rajonit, përfshirë edhe Kosovën.

Këtë e ka konfirmuar për mediat malazeze, Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosha, transmeton Reporteri.

“Mali i Zi do të hapë kufijtë me Kosovën, Serbinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Shqipërinë,  Maqedoninë e Veriut dhe vendet e Evropës Perëndimore që prej nesër”, citohet të ketë thënë Mugosha duke potencuar se ky vendim ka ardhë duke pasë parasysh faktin se  situata epidemiologjike me koronavirusin po përmirësohet në këto vende.

Ai njoftoi se sot do të mbahet një mbledhje elektronike e Trupit Koordinues Kombëtar, në të cilën do të merret vendimi për mënyrat e hyrjes në Mal të Zi nga vendet e përmendura.

Siç raporton Gazeta Vijesti e Malit të Zi, Mugosha potencoi se megjithatë  testi negativ PCR ose një test serologjik ELISA me shumë gjasa sërish do të jetë kusht për të hyrë në Mal të Zi.

Mugosha potencoi se shteti ka hyrë në një fazë në të cilën transmetimi lokal është ende i lartë, por ai është plotësisht i kontrolluar dhe se vendimi për të hapur kufijtë me këto vende me është bërë me kërkesë të ekonomisë turistike.

Ndryshe, kosovarët po shfrytëzojnë vetëm Shqipërinë si destinacion për pushim. Vetëm mëngjesin e sotëm në pikën kufitare në Morinë kanë kaluar mijëra vetura. /Reporteri.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz