Mediat ndërkombëtare e kanë ngritur lartë paraqitjet e Përfaqësueses së Kosovës në udhëtim te Anglia.

Dardanët u mposhtën me rezultat 5-3 nga Tre Luanët në një ndeshje plot emocion, aksion dhe gola.

Megjithatë, paraqitja e skuadrës së Bernard Challandes nuk ka lënë vend për kritika, por vetëm për duartrokitje.

Shumica e mediave ndërkombëtare e kanë vlerësuar lartë paraqitjen e Kosovës, duke e cilësuar të vështirë fitoren e Anglisë.

“Kosova i jep Anglisë një frikë në trilerin e tetë golave”, është titulli i artikullir kryesor të The Telegraph.