BallinaLajmeMediat e Vuçiqit përhapin panik: “Terroristë në Kosovë e në BeH…”

Mediat e Vuçiqit përhapin panik: “Terroristë në Kosovë e në BeH…”

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Terroristët e ISIL-it kanë së paku 46 qelula aktive në Bosnjë-Hercegovinë e në Kosovë”, shkruan “Alo”-ja beogradase

Tabloidi i regjimit përhap panik në ballinë, duke thënë se xhihadistët çdo çast do të sulmojnë Republikën Serbe dhe pjesën qendrore të Serbisë, duke iu referuar të dhënave të shërbimeve të inteligjencës ruse, të cilat para do kohe u janë dërguar organeve shtetërore të Serbisë, transmeton gazetametro.net.

Sipas këtyre informatave, në territorin e BeH-së dhe të Kosovës gjenden me qindra “tërroristë të fjetur”, të cilët me të madhe përgatiten për sulme ndqaj serbëve. “Alo” më tej shkruan se qëllim i islamistëve është të krijojnë “kalifatin ballkanik”, përkatësisht shtetin islamik në Ballkan?!

Gazeta beogradase, e afërt me kryetarin e Serbisë thirret në një burim anonim, i cili thotë se posedon njohuri operative të shërbimeve ruse se në BeH e në Kosovë në këtë çast ka 46 qelula të gatshme që në çdo çast të sulmojnë. “Qëllimet e tyre të para janë RS e Serbia”, thotë burimi.

Gazeta e BeH-së “Slobodna Bosna” vëren se si burim relevant i informatave përmendet edhe eksperti i vetëquajtur për terrorizëm, Xhevad Galijasheviq, gjë që flet mjaft se nga cila fabrikë arrijnë lajmet e panikut dhe se kush e si manipulon me publikun në regjion. Për të mençurin mjafton – konstaton gazeta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz