Mediat bullgare në panikë: Një sfidë e rëndë, kombëtarja jonë do të përballet me ekipin plot inspirim të Kosovës
BILLI
Lexo edheKosovë-Bullgari: Ja kur hapen dyert e stadiumit dhe gjërat që ndalohen brenda tij
Kosova sot do të zhvillojë ndeshjën kualifikuese për në ‘Euro 2020’, ku përballë do të ketë kombëtaren e Bullgarisë, transmeton Gazeta Metro.
Ndonëse do të jetë ndeshja e parë e Kosovës për këtë kampionat, përfaqësuesja po konsiderohet si ekip plot inspirim, duke marrë parasysh që nuk ka pësuar humbje që nga tetori i vitit 2017.

E të rëndë përballjen me Kosovën po e konsiderojnë edhe mediat bullgare, të cilat kanë shkruar se kjo do të jetë një sfidë kogja e vështirë për kombëtaren e tyre.
“Vetëm një hap i gabuar do të ulte shancet e ekipit për t’u kualifikuar në Euro 2020. Sidomos në këtë përballje me Kosovën e inspiruar”, shkruan Agjencia e Lajmeve të Sofias.
Lexo edheKosovë-Bullgari: Ja kur hapen dyert e stadiumit dhe gjërat që ndalohen brenda tij

Kujtojmë se Kosova është në një grup me Anglinë, Çekinë, Malin e Zi dhe Bullgarinë.
Ndërsa, ndeshja me këtë të fundit do të zhvillohet sot nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’./gazetametro.net