BallinaKulturëMe veshje kombëtare, Rita Ora uron 13 vjetorin e Pavarësisë: Urime Kosova...

Me veshje kombëtare, Rita Ora uron 13 vjetorin e Pavarësisë: Urime Kosova jonë

Të ngjajshme

Me 79 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të martë me...

Sistemi “Safe City” në Maqedoni nuk i njeh veturat ma targa të huaja

Shtetasit e huaj të cilët bëjnë shkelje në komunikacion...

Superliga vjen me dy ndeshje sot

Xhiroja e 25-të e Superligës së futbollit do të...

Arrestohet autori, që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

Policia e Lezhës ka zbardhur autorësinë e shpërthimit me...

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora, i ka bërë një urim të veçantë shtetit të saj të origjinës, në 13-vjetorin e Pavarësisë së tij.

Këtë gjë ajo e ka bërë përmes dia fotografive të publikuara në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, ku shfaqet me veshje kombëtare – fotografi këto të cilat janë realizuar në prapaskenat e xhirimeve të kilipit të saj më të fundit.

Në një nga imazhet kryesore, Ora shfaqet duke bërë shqiponjën me duar, ndërsa pozon me veshjen tradicionale që ia punoi stilisti kosovar, Valdrin Sahiti.

 

“Urime Dita e Pavarësisë Kosova! Urime 13 vjet pavarësi Kosova jonë”, shkroi këngëtarja 30-vjeçare në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Kjo paraqitje e saj me veshje kombëtare vjen nga klipi i saj i fundit “Big”, i cili u publikua javën e kaluar, në një bashkëpunim me reperin Gunna dhe DJ-të e famshëm Imanbek dhe David Guetta.

Kënga është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku ndërkombëtar, dhe aktualisht renditet si kënga e pestë më e dëgjuar e momentit në platformën më të madhe të distrubuimit muzikor në botë, Spotify – gjë të cilën këngëtarja Ora e potencoi gjithashtu në postimin për urimin e pavarësisë.

“Ju e bëtë të qeshur këtë vajzë të vogël sot, si e pesta në top 5 në Spotify me ‘Big’. Uau, faleminderit shumë të gjithëve”, shkroi Rita.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz