Me tre fëmijë të vegjël në çadër, e reja shkrehet në lot: Ndihmat i morën ata me vila trekatëshe, s’kemi mundësi…
Fax News ka qënë sot në fshatin Shetaj, në Durrës, ku tërmeti i 26 Nëntorit ka lënë pasoja të shumta në banesa, dhe dhjetra qytetarë kanë mbetur të pastrehë, së bashku me fëmijët e tyre të mitur. Një prej banoreve, ka rrëfyer mes lotëve, se i duhet të rrisë në çadër tre fëmijët e saj të mitur, një prej tyre ende disa muajsh.
Ajo tregon se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga ana e shtetit, dhe gjithë çfarë kërkon është një çati mbi kokë. Sikur mos t’iu mjaftonte kjo, familja ka marrë dhe një gjobë për shkak se ka hedhur blinda për ngritjen e një banese të re, ndërsa thonë se janë të pafuqishëm që të përballen me shtetin.
“Nuk ka më keq, të nxjerrësh tre foshnje nga ndërtesat ishte shumë e vështirë, po zoti është i madh dhe na la që të dilnim të gjallë, nga tërmeti i 21 Shtatorit na u prish banesa, ikëm në Durrës me qera, aty qemë më keq.
Kemi 12 ditë që rrimë në çadër me fëmijën e vogël, nuk kam marrë as ndihmën më të vogël, kryetari i Komunës nuk na ka ardhur me na pa në sy. Ku ta çoj unë foshnjën, këtu në çadër do të rri, derisa nuk e di ça të të them.

Lexo edheRrahja e tre kosovarëve në Maqedoni, arrestohen dy persona
Nuk kam shanse me tre fëmijë të vegjël që të ndërtoj shtëpinë, asnjë gjë më të vogël nuk na kanë sjellë, erdhën ndihmat dhe i mbushën makinat ata që kishin vila tre katëshe, morën vaj për një vit”, tregon qytetarja.
E njëjta situatë paraqitet dhe në familjen Kaculi, ku kryefamiljari tregon se edhe pse ia kanë shpallur banesën të pabanueshme, nuk i kanë dhënë asnjë zgjidhje se ku të jetojë.














