back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaBotëMë shumë se gjysma e gjermanëve jetojnë me qira

Më shumë se gjysma e gjermanëve jetojnë me qira

Të ngjajshme

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Vetëm 47,5 për qind e shtetasve gjermanë jetojnë në shtëpi të cilat i zotërojnë, treguan të dhënat e Zyrës së Statistikave të Gjermanisë (Destatis), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të publikuara nga Destatis, shkalla e pronësisë së vendeve të banimit vitin e kaluar në Gjermani ka qenë 47,5 për qind, që paraqet rënie për 0,5 për qind në krahasim me vitin 2008.

Përkundër financimeve të lehtësuara në saje të normës së ulët të interesit, shkalla e pronësimit të banesave në Gjermani nuk ka pësuar rritje dhe mbi gjysma e shtetasve gjermanë vazhdojnë të jetojnë me qira.

Rol për mosrritjen e pronësisë së shtëpive ka luajtur çmimi i lartë i banesave, që është 30 herë më shumë sesa kostoja vjetore e qirasë, oferta më e lartë sesa kërkesa si pasojë e migrantëve, kushtet e ndryshueshme të punësimit dhe kostot e larta të kërkuara nga komisionarëve.

Sipas të dhënave të Zyrës Evropiane të Statistikave (Eurostat), Gjermania si vendi me ekonominë më të madhe në Bashkimin Evropian (BE), ka shënuar shkallën më të ulët të pronësisë së banesave në mesin e shteteve anëtare të bllokut.

Në mesin e vendeve të BE-së, vendi që ka shënuar shkallën më të lartë të pronësisë ka qenë Rumania, një nga vendet më të varfëra të Unionit. 98,7 për qind e shtetasve rumunë jetojnë në shtëpi të veta.

Franca ka 64 për qind shkallën e pronësisë së shtëpive, kurse Norvegjia 81 për qind.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz