BallinaLajmeMë shumë se dy javë pa paga, drejtori i RTK’së i është...

Më shumë se dy javë pa paga, drejtori i RTK’së i është drejtuar Ministrisë së Financave për kredi

Të ngjajshme

Me në fund bindet Trabzonspori, vendos të paguajë 8.5 milionë euro për Muçin

Trabzonspori ka arritur marrëveshje me Beşiktaşin për transferimin përfundimtar...

Inter e konfirmon agjendën për festimet e Scudettos dhe Kupës

Interi ka konfirmuar se do të mbajë një festë...

Moti për të dielën

Meteorologët parashikojnë mot kryesisht të vranët me intervale me...

Abdixhiku ndan video nga takimi me strukturat në Ferizaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Evropa nis negociatat me Iranin për kalimin në Ngushticën e Hormuzit

Televizioni shtetëror iranian ka deklaruar se disa vende evropiane...

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, i ka njoftuar të premten punëtorët e transmetuesit publik për gjendjen e rëndë financiare, ndërkohë që ka bërë të ditur se menaxhmenti i RTK-së i është drejtuar Ministrisë së Financave për një kredi, me qëllim tejkalimin e situatës financiare, teksa shpreson se shumë shpejt ajo do të realizohet.

Më poshtë e gjeni të plotë njoftimin e Hundozit:

“Të nderuar kolegë, fillimisht më lejoni të shpreh bashkëndjesinë time dhe të menaxhmentit të RTK-së për shqetësimet tuaja lidhur me gjendjen e rëndë financiare nëpër të cilën po kalojmë, si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Menaxhmenti i RTK-së nuk është ndalur asnjë moment së kontaktuari institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me një qëllim të vetëm: gjetjen e një zgjidhjeje alternative për tejkalimin së situatës.

Për shkak të pamundësisë për të komunikuar drejtpërdrejt me themeluesin tonë, Kuvendin e Kosovës, ne iu kemi drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës, me të cilën kemi shqyrtuar të gjitha mundësitë për tejkalimin e gjendjes. Gjatë kësaj periudhe janë shqyrtuar alternativa të shumta, derisa kemi arritur bashkërisht te një modalitet i ligjshëm që mundëson ndihmën e Qeverisë për RTK-në deri në konstituimin e Kuvendit.

Kërkesa jonë zyrtare për kredi është dorëzuar në Ministrinë e Financave dhe ajo po trajtohet me prioritet. Presim që shumë shpejt ajo të realizohet, në mënyrë që ne të vazhdojmë normalisht punën tonë.

Në fund, dua të falënderoj të gjithë kolegët që u kanë besuar përpjekjeve tona të përbashkëta për daljen nga situata, duke treguar përkushtim profesional, durim dhe mirëkuptim gjatë kësaj periudhe të vështirë.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz