“Më pensionuan edhe në moshën 33-vjeçe”, Luka Modric flet për MARCA-n: Rëndësi ka vetëm ajo që bën në fushë!
dp

Lexo edheMësohet arsyeja pse Besiktasi kërkon largimin e Milot Rashicës, në të kundërtën lojtari kosovar mbetet jashtë listës!

Luka Modric ka dhënë një tjetër mesazh të fortë për ata që prej vitesh e vënë në dyshim moshën e tij, teksa veterani kroat ka vazhduar kontratën me Milanin edhe për një sezon tjetër, ndonëse ishte shumë pranë pensionimit.
Mesfushori 40-vjeçar reagoi ndaj kritikave që e kanë shoqëruar prej vitit 2019, kur shumëkush mendonte se karriera e tij ishte drejt fundit, shkruan Indeksonline
“Kanë folur për moshën time që nga viti 2019, duke thënë se isha 33 apo 34 vjeç dhe se nuk mund të luaja më. Pikërisht atëherë luajta futbollin më të mirë të jetës sime”, tha Modric për MARCA-n.
Fituesi i “Topit të Artë” kujtoi se pas atyre kritikave fitoi edhe dy trofe të Ligës së Kampionëve me Real Madridin, udhëhoqi Kroacinë drejt vendit të tretë në Kupën e Botës 2022, arriti finalen e Ligës së Kombeve dhe shtoi trofe të tjerë në karrierën e tij.

Lexo edheMësohet arsyeja pse Besiktasi kërkon largimin e Milot Rashicës, në të kundërtën lojtari kosovar mbetet jashtë listës!
“Rëndësi ka vetëm ajo që bën në fushë. Nuk ka rëndësi nëse je 18, 30, 40 apo 50 vjeç. Mosha është vetëm një numër, por njerëzit e kanë kthyer atë në një obsesion”, u shpreh ai.
Rinovimi me Milanin për një vit tjetër konfirmon se Modric nuk ka ndërmend të ndalet ende, duke zgjedhur të vazhdojë në elitën e futbollit evropian, pavarësisht se pensionimi ishte konsideruar si një mundësi reale për të këtë verë./Indeksonline/