back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaBotëMë pak shanse për të marrë banesë me qira në Zvicër, nëse...

Më pak shanse për të marrë banesë me qira në Zvicër, nëse ke mbiemër kosovarë apo turq

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Një hulumtim i realizuar me porosi të Zyrës Federale për çështje të Banesave (BWO) ka ardhur në përfundimin se gjasat që të ftohesh për ta shikuar banesën për të cilën ke aplikuar, janë shumüë më të ulëta nëse aplikimin e ke bërë me një emër që tingëllon si i huaj. Rreth këtij hulumtimi ka shkruar sot gjerësisht gazeta “SonntagsBlick”.

Grupi hulumtues i përbërë nga studiues të universiteteve të Gjenevës, Neuchatelit dhe Lozanës i ka dërguar në mes të marsit dhe tetorit të vitit 2018 11.000 aplikime për të shikuar banesat që jepeshin me qira. Ata u janë drejtuar shpalljeve të vërteta për lëshim të banesave me qira në gjithë Zvicrën, transmeton albinfo.ch. Por, me këtë rast, njërën kërkesë e kanë nënshkruar me një mbiemër tipik zviceran e tjetrën, me mbiemra karakteristikë për komunitetet e huaja. Këtu hynë mbiemra gjermanë, francezë, italianë, kosovarë (shqiptarë) dhe turq.

Rezultatet kanë treguar se personat me mbiemra kosovarë ose turq kanë pasur shanse dukshëm më të ulëta që të ftohen për të vizituar banesat e shpallura të lira, përcjell albinfo.ch. “Veçanërisht të hendikepuar janë njerëzit me “mbiemra të gabuar”, kur ata interesohen për ndonjë banesë me çmim shumë të volitshëm të lëshuar nga qiradhënës privatë. Në objekte dhe raste të tilla, shkalla e përgjigjeve pozitive  që marrin personat me mbiemra të tillë është afër 10% më e ulët se e atyre me mbiemra zviceranë.

Pra, siç konstaton gazeta, mbiemrat si: Berisha, Krasniqi, Bajrami etj. janë “garancë” për t`u diskrimnuar nga qiradhënësit.

Diuskriminimi është më i ulët kur banesat e lëshuara me qira kushtiojnë shtrenjt (mbi 3000 franga në muaj) dhe në qytete të mëdha, ka konstatuar veç tjerash hulumtimi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz