BallinaShqiptare“Më lini të vdes në krahët e vajzës”, nënë e bijë varrosen...

“Më lini të vdes në krahët e vajzës”, nënë e bijë varrosen me fustane nusërie

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Gazeta britanike “Mirror” i kushton një artikull Diena Karanxhës dhe vajzës së saj, të cilat humbën jetën nën rrënojat e tërmetit që ra ditën e martë në Shqipëri.

Një nënë e goditur nga tërmeti në Shqipëri iu lut ekipeve të shpëtimit që ta linin të vdiste në krahët e së bijës, pasi vogëlushja u vra gjithashtu.

Diena Meçaj Karanxhaj, 30 vjeç, u gjet në rrënoja në qytetin e Durrësit në Shqipëri pas shembjes së një godine gjashtëkatëshe gjatë tërmetit të 26 nëntorit.
Raportohet se Diena u gjet me trupin e vajzës së saj të vdekur, Esiel, 9 vjeç, e cila kishte ndërruar jetë 12 orë më parë.

Ajo thuhet se i ishte lutur ekipeve të shpëtimit, duke u thënë: Mos më nxirrni jashtë, dua të vdes në krahët e bijës sime.

Mediat lokale raportojnë se Diena vdiq nga hemorragjia gjatë rrugës për në spital.

Burri i saj, Dorian Karanxhaj vdiq nga një atak kardiak në vitin 2015 dhe ajo ia kishte dedikuar jetën rritjes së vajzës së re e vetme.

Ajo postonte foto të atij me diçiturën: “Dita e baballarëve. Sa do të dija që të ishe këtu me Esielin tonë të dashur, të cilës i mungon kaq shumë”.

“Shumë njerëz thirren ‘baba’, por ti ishe një prej atyre pak që e meritojnë të quhen baba. I mirë, i dashur, i ëmbël, me një zemër të madhe. Do të të dua përgjithmonë”.

Sipas mediave lokale, mamaja dhe e bija do varrosen me fustane nusërie.

Amarda Toska, pronarja e dyqanit, potsoi foto të nënës dhe bijës në llogarinë e saj në Instagram me diçiturën: “Shumë herë kam derdhur lot gëzimi teksa ndjekim vajzat me fustane nusërie. Nuk e mendoja kurrë se do derdhja lot dhimbje si sot për të bukurat Diena dhe Esiel”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz