BallinaLajme“Me këto lojna po e çoni ujin në mulli të PDK-së” –...

“Me këto lojna po e çoni ujin në mulli të PDK-së” – Votuesi i LDK-së ankohet se Agim Veliu po ia fshinë komentet

Të ngjajshme

ATK: Rritet deklarimi i të ardhurave nga qiraja, miliona euro në buxhet

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur...

Formacionet zyrtare: Atletico Madrid – Arsenal

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes, Atletico Madrid vs...

Kaia me mbiemër të dyfishtë pas ndryshimeve familjare

Teuta Krasniqi ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale,...

Një përkrahës i Lidhjes Demokratike të Kosovës është ankuar tek nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu, se nuk po i toleron mendimet ndryshe në profilin e tij në Facebook.

Pas deklarimit të Veliut të martën në mbrëmje kur ai u shpreh kategorikisht kundër koalicionit LDK-LVV, pakënaqësitë ndaj tij kanë vërshuar në rrjetin social Facebook.

Një përkrahës i LDK-së ka kritikuar Veliun menjëherë pas shkrimit të publikuar të nënkryetarit të LDK-së në Facebook.

“Atëherë unë si përkrahës i LDK-së them se ju duhet të dilni përfundimisht në opozitë. Tregoni arsyet pse nuk po bëni koalicion me VV-në dhe largohuni nga negociatat për qeveri dhe lejani fituesit të zgjedhjeve të gjejë një zgjidhje/parti tjetër”, i ka shkruar Veliut një përkrahës i LDK-së në Facebook. “Me këto lojna sikur LDK sikur VV ujin jeni kah e çoni në mulli të PDK-së”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz