Me kërkesë të mbrojtësit të Nagip Krasniqit shtyhet seanca ndaj tij dhe Isuf Zejnës
dp

Lexo edheBajrami i PDK-së: Kurti nga “Lista Serbe është kriminale” deri te “Lista Serbe është parti politike” – vazhdo me kashelasha deri me 28 dhjetor

Krasniqi dhe Isuf Zejna po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gjykatësi i rastit, Rrahaman Beqiri, bëri të ditur se avokati Ibrahimaga e ka njoftuar Gjykatën përmes e-mailit se, për arsye familjare, nuk mund të paraqitet në seancën e sotme dhe ka kërkuar shtyrjen e saj.
Në mungesë të kushteve për zhvillimin e seancës, ajo u shty.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 30 dhjetor 2024 ngriti aktakuzën e re ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi si dhe Ymer Dragushës dhe Isuf Zejnës.

Lexo edheBajrami i PDK-së: Kurti nga “Lista Serbe është kriminale” deri te “Lista Serbe është parti politike” – vazhdo me kashelasha deri me 28 dhjetor
Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, thuhet se Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, Dragusha në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të zyrës së prokurimit dhe Zejna, si përfaqësues i kompanisë “Rexhepi Zeqiri Zejna L.L.C”, akuzohen se me veprimet e tyre i shkaktuan dëm buxhetit të shtetit rreth 37 milionë euro.
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, edhe në një rast tjetër akuzohet për korrupsion, e për të cilën aktakuzë në seancën fillestare të 8 tetorit 2024 është deklaruar i pafajshëm.