back to top
Thursday, July 24, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit“Më dhunuan me rend tre policët serbë” – E mbijetuara e dhunës...

“Më dhunuan me rend tre policët serbë” – E mbijetuara e dhunës seksuale rrëfen tmerrin gjatë luftës

Të ngjajshme

Një tjetër histori dhunimi seksual në kohën e luftës në Kosovë po transmetohet në serinë e emisioneve “Heshtja që vret – Klithma e vërtetë e luftës” në Debat Plus.

E mbijetuara e këtij krimi lufte ka rrëfyer se si u mor me dhunë nga forcat serbe derisa bashkë me babanë po e dërgonte nënën e saj te mjeku.

“Ishim së bashku me familje, me një shtëpi dhe ishin edhe disa vetë të tjerë dhe me një mëngjes u keqësua gjendja e nënës, dhe e morëm me babën dhe e dërguam të mjeku. Duke e dërguar të mjeku me tha baba të vishem me tesha, u vesha unë si djalë dhe duke e dërguar të mjeku na ndaluan policia dhe aty me hetuan mua që jam vajzë dhe me morën nga ta”, rrëfen ajo tmerrin fillestar.

Prindërit kishin provuar ta shpëtonin nga duart e tre policëve serbë, por nuk ia kishin dalë.

Ajo ka treguar se policët e maskuar serbë e kishin dërguar në një shtëpi, pas rreth 20 minuta ecjeje në këmbë.

E mbijetuara kishte menduar se ata do ta vrisnin, pa e ditur se po e priste një përjetim i tmerrshëm.

“Më dërguan në dhomë dhe filluan të tre të mi hiqnin rrobat. Njëherë erdhi njëri më dhunoi, pastaj tjetri, të tre rend edhe me kanë lënë aty shtritë, deri ka ardhur babai dhe nënën me kanë marrë. Ndoshta edhe ata janë kanë në tjetrën dhomë apo ku e di unë, se s’kanë treguar kurrë, sepse e kanë pasur dhimbjen time”, vazhdon rrëfimin gruaja e mbijetuar.

Në atë dhomë, ajo kishte qëndruar për rreth tri orë, derisa aty kishin ardhur babai dhe nëna e saj për ta marrë mes lotësh.

Në bisedën e parë me prindërit pas këtij trajtimi çnjerëzor që kishte përjetuar, e mbijetuara ishte përballur me një kërkesë të tyre – që për atë që i ndodhi të mos fliste me askënd.

“Unë rrija vetëm në një dhomë gjithë, nëna rrinte thuajse gjithë me mua. Babai vinte, më përkëdhelnin, ledhatonin, unë qaja, qaja, qaja”, vazhdon tutje rrëfimin e rëndë.

- Advertisement -

Të Fundit