back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeMe defa e tupana, në Pejë shkelen masat e Qeverisë kundër COVID-19...

Me defa e tupana, në Pejë shkelen masat e Qeverisë kundër COVID-19 (VIDEO)

Të ngjajshme

Shpallet futbollistja e vitit 2025 tek femrat në Kosovë

Sonte në ceremoninë e Lauratëve të Vitit në Kosovë...

Aksident në Itali, vdes shqiptari që po drejtonte kamionin

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka...

Hamza në Prizren: Me Qeverinë time, ky vit i ri është një fillim i ri për Kosovën

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot ka...
- Advertisement -

Përkundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i ndaluar të gjitha tubimet publike, përfshirë këtu edhe ahengjet familjare, në Kosovë po vazhdojnë të organizohen dasma pothuajse çdo ditë.

Pavarësisht gjendjes së rënduar që po përballet vendi për shkak të pandemisë COVID-19, sonte në Pejë u zhvillua një aheng familjar.

Në një video-live të publikuar në Facebook, shihet grumbullimi i një numri të madh të personave, pa maska dhe pa respektuar distancën fizike, dy masa preventive kundër përhapjes së koronavirusit.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë në Pejë, por të njëjtit kanë thënë se nuk kanë informacion lidhur me rastin.

Kutjojmë se, Qeveria e Kosovës ka marrë disa vendime kundër përhapjes së COVID-19, ku ndër të tjera janë ndaluar të gjitha tubimet publike, duke përfshirë ahengjet familjare private. Po ashtu është bërë obligative mbajtja e maskës për të gjithë qytetarët jashtë shtëpive apo banesave të tyre si dhe mbajtja e distancës fizike prej 2 metrave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz