Mbytet një 3 vjeçar në plazhin e Durrësit
03
Lexo edheKapen në plazhin e Shëngjinit: Të kisha ba copë-copë, falënderoju fëmijëve
Mediat shqiptare raportojnë se një fëmijë 3 vjeç ka humbur jetën sot pasi është mbytur në plazhin e Durrësit, transmeton Reporteri.net
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në plazh, pranë zonës së quajtur “Iliria”.
Burimet thane për Panorama se i mituri ka qenë në plazh së bashku me familjen, kur është futur për tu larë një moment duke i shpëtuar vëmendjes së prindërve.

Lexo edheKapen në plazhin e Shëngjinit: Të kisha ba copë-copë, falënderoju fëmijëve
Këta të fundit kanë konstatuar mungesën e djalit dhe janë futur në det për t’i dhënë ndihmë. Pasi është dërguar për në urgjencën e spitalit rajonal, fëmija ka ndërruar jetë.