BallinaLajmeMbytet 24 vjeçarja në kanionin e Holtës

Mbytet 24 vjeçarja në kanionin e Holtës

Të ngjajshme

Trump: Marina e Iranit është reduktuar në varka të vogla me mitralozë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nëse Shtetet...

“Përtej hekurave”

Nga Driton Fejzullahu Mbrëmë isha në Shkup, në shfaqjen me...

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi,...

Është rënduar situata në kanionin e Holtës në Gramsh, atje ku disa persona mbetën të bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit në kanion.

Një vajzë rreth 2 vjeçe është gjetur e mbytur në kanion, teksa forcat RENEA, zjarrfikëset dhe ambulanca kanë mundur të shpëtojnë nga rreziku i mbytjes 4 fëmijë të mitur.

Shqiptarja.com raporton se ajo është Tila Sallaku 24-vjeçe nga Lushnja. Ndërkohë që vëllai i saj dhe miku i familjes 50-vjeç janë shpëtuar.

Deri më tani kërkimet kanë vijuar për të shpëtuar dhe 2 persona të tjerë, një tjetër të ri si dhe një burrë rreth të 50-tave. Këta të fundit ende nuk janë gjetur, raportojnë mediat shqiptare.

Shkak i ngecjes së pushuesve dyshohet të ketë qenë rritja e shpejtë e nivelit të ujit në kanion, si pasojë e shirave të rrëmbyer të kësaj të diele, çka kanë sjellë dhe ndryshime të nivelit të ujit.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, 3 autoambulanca të ardhura nga qyteti i Gramshit por edhe zjarrfikësit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz