Mbyllet procesi i votimit në Qendrat Korrektuese të Kosovës
01

Lexo edheKy është linku ku mund ta ndiqni live numrin e votuesve në të gjithë Kosovën (FOTO)

Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Qendrat Korrektuese të Kosovës u mbajt procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare 2021.
Në 10 institucione korrektuese të drejtë vote patën 774 të burgosur, njofton Klan Kosova
Këtë për KlanKosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi, teksa tregoi se votimi është mbyllur minuta më parë.

Lexo edheKy është linku ku mund ta ndiqni live numrin e votuesve në të gjithë Kosovën (FOTO)
“Minuta më parë ka përfunduar procesi zgjedhor nëpër të gjitha institucionet korrektuese. Ne këtë proces zgjedhor të drejtë vote kanë pasur 1 mijë e 134 votues, kanë votuar gjithsej 774 persona ndërsa 256 të burgosur kanë refuzuar të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për votim. I gjithë procesi ka ecur mirë dhe nuk ka pasur ndonjë parregullsi”.
“Qendrat e votimit janë mbyllur më herët për shkak të numrit të vogël të votuesve”, tha Gashi.