Është mbyllur edhe zyrtarisht afati kalimtar i janarit në Premierligë.
Muaj ky që solli transferime të mëdha dhe të rëndësishme, që nga dita e parë e vitit e sot.

Transferimet më të bujshme ishin ato të Cityt, që sollën Antoine Semenyon dhe Marc Guehin, Tottenhami solli Conor Gallagher, Aston Villa riktheu Tammy Abraham e kështu me radhë.
Mirëpo Premierliga, doli me një njoftim se klubet ende mund të kompletojnë transferimet pas orës 20:00 (në orën tonë lokale) nëse kanë dorëzuar një fletë marrëveshjeje para afatit të lejuar./IndeksOnline/