Mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit ka dorëzuar listën e dëshmitarëve dhe provat që do i përdorë për rastin e vet
dp

Lexo edheMbrojtja e Thaçit planifikon t’i thërrasë 12 dëshmitarë, ajo e Krasniqit pesë

Kjo u bë e ditur nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, i cili njoftoi se këto parashtrime nga mbrojtja janë bërë më 21 korrik 2025.
“Të hënën, mbrojtja e Krasniqit dhe e Thaçit dorëzuan listën me provat materiale. Rrjedhimisht, trupi gjykues dëshiron të informohet nga mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit që dokumentet që u dorëzuan dje, janë tërësi e dokumenteve që synojnë të përdorin ekipet e mbrojtjes”, tha Smith III.
Avokati Aiden Ellis i cili përfaqëson Krasniqin, tha se për momentin nuk parashikojnë të dorëzojnë prova të tjera, por që nuk mund të japin informata tani se në çfarë forme do i dorëzojnë këto prova./BetimipërDrejtësi

Lexo edheMbrojtja e Thaçit planifikon t’i thërrasë 12 dëshmitarë, ajo e Krasniqit pesë