back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeMblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës për ta shkarkuar Erion Veliajn

Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës për ta shkarkuar Erion Veliajn

Të ngjajshme

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Haradinaj: E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për...

Këshilli Bashkiak i Tiranës është mbledhur sot për të shqyrtuar dhe votuar një pikë të vetme në rendin e ditës: projektvendimin për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Mbledhja u zhvillua pa praninë e vetë Veliajt, i cili një ditë më parë kishte kërkuar të merrte pjesë për të paraqitur shpjegimet e tij.

Seanca u hap nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, e cila theksoi se vendimmarrja për shkarkimin e Veliajt është një hap i imponuar nga zhvillimet e fundit, duke ju referuar situatës së krijuar pas arrestimit të tij disa muaj më parë.

“Dua të nënvizoj me forcë që ky hap po imponohet nga nevoja urgjente për të ecur përpara dhe për të zgjidhur ngërçin institucional në Tiranë. Sot po kryejmë një detyrim politik dhe moral për të garantuar funksionimin normal të bashkisë”, tha Fino gjatë fjalës hapëse.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz